Seanca e sotme plenare ka filluar sërish me tensione ku deputetët e opozitës protestojnë me zhurmues.

Ata janë rreshtuar para foltores teksa mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “Vrasës i demokracisë”, “Vrasës i pluralizimit”.

Ndërkohë garda qëndron pas deputetëve të PD-së. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë thirrje deputetëve të largohen dhe që seanca të zhvillohet normalisht.

“Mos vijoni me çorodinë”, tha Nikolla, ndërsa iu drejtua gardës: “Le të largohet! Ju lutem garda largohuni”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re