Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare, paa një muaji ndërprerje, për shkak të koronavirusit.

Deputetët dhe ministrat e pranishëm në sallën e Kuvendit janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, si doreza, maska dhe dezinfektantë, si dhe ruajnë distancën 1.5 metra.

Në sallë janë të pranishëm 80 deputetë, ministra dhe kryeministri, të cilët janë ulur në vendet e përcaktuara nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në vendimin, që sjell “BalkanWeb”, Ruçi ka vendosur që 10 ministra të ulen në llozhet lart, ndërsa 6 poshtë. Kurse, 30 deputetë do të jenë të pozicionuar në llozhet lart dhe 34 poshtë.

Vendosja-e-deputetëve-seanca-16-prill-poshte-lart

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re