Prokuroret dhe forca te shumta policie zbarkuan ne Sarande per te ekzekutuar vendimin e Gjykatës se Krimeve te Renda. Uniformat blu ne prani te hetuesve te çështjes, vendosen sekuestron mbi të gjithë pasurite e Klement Balilit në Sarandë, i cili prej nje vitit është ne arrati pasi kërkohet si kreu i grupit te trafikut ndërkombëtar te drogës.
 
Dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë mbërritën ne resortin turistik “Santa Quaranta”. Ata janë futur në brendësi të hotelit.
 
Ndërkohë policia konfirmoi se do te vendoset sekuestro edhe mbi nje pallat 9 katësh që ndodhet pranë hotelit e bregut te detit. Edhe kjo është në pronësi të familjes Balili.
 
Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi vendosjen e sekuestros preventive të trojeve, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.
 
Vendimi për sekuestrimin e pronave të Balilit u mor pas mbylljes së hetimeve për pastrim parash. Policia nuk ka mundur te gjeje ende asnjë gjurme te ish-drejtorit te transportit ne Sarande, te cilin autoritetet greke e kane etiketuar si “Eskobarin e Ballkanit”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re