Vlora ka nisur zyrtarisht sezonin e lundrimeve në Sazan e Karaburun.

Turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Kosova ditën e sotme kanë çelur destinacionin turistik në parkun ujor Karaburun Sazan.

Turistët shprehen se koha këtë fundjavë ka qenë e favorshme, edhe pse ende nuk kanë tentuar që të lahen.

‘Koha ka qenë shumë e mirë, jemi shumë kureshtarë për të vizituar ishujt, Vlora është qytet fenomenal, nga të gjitha trojet shqiptare do të kisha zgjedhur Vlorën për të jetuar’, shprehet një prej turistëve që ka ardhur nga Mitrovica.

Moti me temperatura të ngrohta ka bërë që në Vlorë të nis edhe sezoni i plazhit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re