Nisi këtë të hënë regjistrimi i popullsisë dhe banesave, që njihet si censusi. Mbi 7500 anketues dhe kontrollorë janë shpërndarë në terren në të gjithë Shqipërinë për mbledhjen e të dhënave.

 

Janë një sërë pyetjesh që i drejtohen qytetarëve, nga vendbanimi, arsimi, pronësia, feja, etj të cilat do të përpunohen dhe rezultat e para do ti kemi në qershor të vitit të ardhshëm.

 

Anketuesit do të vijnë deri në tre herë në banesë,  për të marrë kontakt me familjarët dhe për të marrë të dhënat. Tre do te jenë pyetjet opsionale që mund të mos marrin përgjigje, feja, kombësia dhe etnia.

 

Të gjitha pyetjet e tjera janë të detyrueshme për t’u përgjigjur. Mbetet me pikëpyetje se çdo do të ndodhë me ato familje emigrantësh që nuk jetojnë në Shqipëri gjatë këtyre ditëve  të censusit, i cili do të zgjasë 6 javë.

 

Paralelisht parashikohen edhe penalitete nga 50 mijë deri në 100  mijë lekë të reja gjobe në rast refuzimi. Censusi i fundit i përket viti 2011.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re