Pranë qytetit rus të Astrakhan nisi zyrtarisht stërvitja e parë ushtarake ruso-serbe, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Ruse.

E quajtur “Slavia Shield”, ajo po mbahet për herë të parë në histori mes dy vendeve, dhe, sipas organizatorëve, delegacioni serb pati mundësinë e parë që të shihte në veprim sistemin e raketave S-400.

“Ushtarakë nga Serbia morën pjesë në përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara duke përdorur sistemet ZRK, si dhe Pancir-S. Detyra kryesore ishte mbrojtja kundër një sulmi masiv nga kundërshtarët dhe shkatërrimi i objektivave balistikë”, shpjegoi Ministria e Mbrojtjes ruse.

Ajo shtoi se forcat ruse dhe serbe ishin angazhuar shtatë herë gjatë stërvitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re