Ish-kryeministri Sali Berisha është befasuar nga dhurata që i kanë bërë demokratët e Korçës për ditëlindje.

Fillimisht u këndua kënga “shumë urime për ty” dhe më pas Sali Berisha i fryu qiririt me numrin 77-të në tortën e ditëlindjes. Gjithashtu Berisha mori një buqetë me trëndafila blu, ngjyrat që simbolizojnë Partinë Demokratike. Më pas, Berisha deklaroi se ndihet shumë i lumtur që 77 vjetori i lindjes e gjeti në këtë qytet të mrekullueshëm dhe i angazhuar në nismën për të rihapur Partinë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione në Korçë nga demokratët. Pasi e kanë uruar për ditëlindjen e 77-të, e gjithë salla është çuar në këmbë, duke brohoritur “O Sali, o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re