Janë rikthyer për herë të dytë në rezidencën e ambasadorëes Yuri Kim anëtarët e Këshillit politik, përkatësisht Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Bylykbbashi dhe Vasili kanë pasur një takim privat pas daljes nga amabasada, ndërsa i kanë mbërritur në zyrë për disa minuta edhe kreut të Partisë Demokratike.

Mendohet se ata i kanë shprehur Bashës çfarë kanë diskutuar në tryezë si dhe mund të kenë mësuar edhe qëdrimin e tij për çështjet e prekura dhe t’i jenë përçuar Kim në takimin e dytë.

Ndërkohë, ata janë rikthyer sërish në rezidencën e ambasadës amerikane ku janë të pranishëmn edhe 2 ambasadorë të tjerë përveç Yuri kim, si ai i BE, Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se afati pii dakordësuar mes aktorëve politik për përfundimin e Reformës ZgjedHore ka qenë data 30 Maj ndërsa arritja e një marrëveshje brenda këtij afati ka dështuar.

Diplomatja amerikane ka pasur axhendë të ngjeshur takimesh ditët e fundit, ku sa fundmi pas dështimit të konsensusit ka takuar për të disatën herë edhe kryedemokratin Basha në selinë blu.

Ende palët kanë disa mospërputhje në qëndrimet e tyre në disa pika që do të preken në Kodin Zgjedhor, ndërsa opozita ka akuzuar mazhorancën për tentativën e mosçlimirimit të zgjedhjeve nga deformimi i vullnetit të qytetarëve, ndërsa kjo e fundit ka akuzuar opozitën për shtim të kushteve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re