Pesë liderë të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut në një takim të përbashkët.

Në prag të nisjes së këtij takimi, kryeministri Edi Rama ka përfituar nga rasti për të uruar shqiptarët në Ditën e Alfabetit, si dhe thekson se ky takim është i një rëndësie të veçantë ndërsa vjen në një kohë kur luftrat dhe krizat mund të rrezikojnë edhe rajonin tonë.

Përshëndetja e kryeministrit Rama:

Dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj të gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën bekuar të Alfabetit.

Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu  në këtë moment jo të lehtë për të gjithë, një moment luftërash dhe krizash të rënda, që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë edhe anën tonë, një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, po sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re