Dy milionë myslimanë mendohet se do të marrin pjesë këtë vit në pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit në Arabinë Saudite, që nis të dielën e 19 gushtit.

Risi e këtij viti pritet të jetë pjesëmarrja e pelegrinëve nga Irani,  që janë ndaluar vitet e fundit pas incidentit të vitit 2015, kur shtyrja e njerëzve në turmën gjigante të krijuar u kushtoi jetën qindra iranianëve.

Këtë herë Haxhi nis më 19 gusht dhe përfundon në datën 24 të po këtij muaji. I konsideruar si një prej 5 shtyllave të Islamit, ai është një detyrim që çdo mysliman duhet ta përmbushë të paktën një herë në jetë.

Këtë vit, sauditët kanë lançuar aplikacione, me të cilat synojnë t’u vijnë në ndihmë pelegrinëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor.

Ndërkaq, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi besimtarët dhe opinionin më gjerë,  se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën e 21 gushtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re