Të gjithë shqiptarët jashtë territorit të vendit, të cilët dëshirojnë q të kthehen në shtëpi mund të bëjnë rezervimin nëpërmjet sistemit online.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ky sistem është gati e gjithashtu postoi një video ku ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegon procedurat e riatdhesimit.

“🟢SISTEMI ONLINE PËR REZERVIMIN E RIATDHESIMIT ËSHTË GATI PËR T’U AKSESUAR.

www.airalbania.com.al/sq/reparation-information

TË SHTUNËN AIR ALBANIA FLUTURON DREJT ROMËS DHE MË PAS NË MILANO, BARI, FRANKFURT, PARIS DHE LONDËR.

Ministrja e Belinda Balluku shpjegon procedurat e riatdhesimit, si dhe kostot mëse të arsyeshme që qytetarët do të duhet të paguajnë në këtë proces, ku faturën e akomodimit e të shërbimit Anti-COVID në hotel do ta paguajë shteti dhe individët e riatdhesuar do të paguajnë vetëm 7€ në ditë për ushqimin.”, ishte mesazhi i Ramës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re