Në universitetin Eçrem Çabej ditën e sotme brenda ambjenteve të tij janë organizuar kushtet e nevojshme për të gjithë studentët që do të kryejnë vaksinën.

Të gjithë ata studentët të cilët nuk pranojnë të bëjnë vaksinën do të sjellin cdo të hënë , fillim jave testin PCR. Ndërsa ata persona të cilët e kanë kaluar tani afër Covidin do të sjellin një shënim nga mjeku i lagjes deri sa të kalojë afati kohor 6 muaj.

11 studentë në dy ditë kane aplikuar vaksinat, vaksinat jane Pfizer , Coronavac , Astrazeneca

Në një prononcim për Fax News zv.rektori i universitetit, Jaho Cana tha se janë marrë të gjitha masat për vaksinimin masiv të studentëve dhe janë dhënë udhëzimet për të gjithë ata që nuk do ta kryejnë.

“Ashtu sikur se jeni në dijeni me urdhër të Ministrisë së Arsimit është shpallur masa e vaksinimit masiv të njerëzve e cila ka ardhur si rezultat e kushteve me të cilat po jetojmë.
Rritja e rasteve e ka cuar situatën në këtë pikë dhe normalisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Nga ana e rektoratit janë marrë masat e duhura, pjesmarrja për të kryer vaksinimin është ende e ulët , ndoshta mund të vaksinohen në qendrat e tyre të banimit.Për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar janë dhënë udhëzimet pasi duhet të paraqitet certefikata e vaksinimit në mënyrë që të frekuentojnë auditoret”- u shpreh ai.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re