Skip to content

Nis vaksinimi me Pfizer për mjekët në Maqedoninë e Veriut, Serbia tregohet ‘zemërgjerë’, i dhuron 2000 vaksina Sputnik

Ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në spitalin për Sëmundjet Infektivie në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase bëjnë me dije se fillimisht u vaksinua mjekja dhe infermierja kryesore e kësaj klinike, ndërsa më pas i gjithë personeli.

Bëhet me dije se vendi ka siguruar 4500 dozat e para ‘Pfizer’, ndërsa gjithashtu dhe Serbia i ka dërguar 2000 doza vaksine Sputnik V.

Deri më tani janë regjistuar 4000 punonjës të shëndetësisë për kryerjen e vaksinës, nga të cilët 2000 janë vetëm nga Shkupi. Planifikohet që fillimisht të vaksinohen bluzat e bardha dhe më pas të nisë dhe vaksinimi për më të riskuarit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb