25 shkurt Ka nisur të enjten procesi i vaksinimit në Berat, me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha. Kryeministri Edi Rma, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socaile, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar fillimin e procesit të vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se “vijon vaksinimi i bluzave të bardha në mbarë vendin dhe falë organizmit e disiplinës shembullore në këtë proces, brenda mesit të marsit të gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë do të jenë të vaksinuar”.

“Jemi optimistë për sigurimin e sasive të tjera të vaksinave në ditët në vijim dhe kthimin e krejt sezonit pranveror në një sezon vaksinimi me intensitet në rritje. Besim, durim, punë dhe bashkëpunim”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama, tha se priten shumë shpejt lajme të mira sa i takon procesit të vaksinimit, duke iu referuar dozave të tjera që do vijnë në vendin tonë.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim të kemi lajme të mira për rritjen e sasive dhe për shtrirjen intensive të vaksinimit. Duhet të përgatitetemi për të patur një rrjet kapilar, jo vetëm me qendra shëndetësore të përfshira në këtë proces, por dhe të përfshijmë infermierët e ushtrisë, studentët e infermierisë, që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në periudhë vaksinimi intensiv dhe të jemi një pozicion të lartë në klasifikimin e vendeve në realizimin e vaksinimit. Me ndihmën e zotit do ia dalim më shpejt sesa vonë në këtë betejë të hatashme”,- tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu, u shpreh se janë 1 100 vaksinatorë në të gjithë vendin dhe së shpejti do trajnohen dhe 500 të tjerë nga studentët eë infermierisë, apo infermierë që presin të punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

“Vijon procesi i vaksinimit. Sot ky proces ka nisur në Berat, ku kemi nisur me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha dhe personelin shëndetësor. Së bashku me vaksinat që do të kryejmë sot do të arrijmë në 10 000 vaksina dhe lirohemi në vaksinimin e personelit shëndetësor, dhe brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë për të gjithë personelin mjekësor, duke vijuar më pas me shtrirjen e procesit të vaksinimit tek moshat e treta e kështu me radhë”,- tha Manastirliu.

“Këtu tek kjo qendër ku jemi,  plotësohen të gjitha kushtet, frigoriferi, vaksinat dhe të gjithë parametrat e sigurisë. Hapim dhe qendrën e vaksinimit në Korçë këtë javë. Mjekët e familjes po vaksinohen në Shkodër. Mjekët e Kukësit përfundojnë këtë javë vaksinimin. Në total kemi 1 100 vaksinatorë e ndihmës vaksinatorë. Do të kemi dhe 500 infermierë për të trajnuar tek “Arena Kombëtare”, ku dhe do zhvillohet një miks mes praktikës dhe teorisë për të qenë të kompletuar. Në trajnim do jenë dhe studentë të infermierisë apo nga portali “Infermierë për Shqipërinë””,- tha Manastirliu. /j.p/

#tdi_1_67a .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot_8-11-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_67a .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot_6-14-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_67a .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/berat-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 3

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re