Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca do të jetë në dispozicion globalisht “me çmim nën kosto” deri në fund të vitit, tha të martën drejtori i përgjithshëm i firmës.

Çmimi i vaksinës do të jetë 2.5 euro dhe sipas tij objektivi është që ta sjellim vaksinën te të gjithë, dhe në mënyrë të barabartë, për ta bërë atë një bazë jo-fitimprurëse.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të prodhojmë një vaksinë deri në fund të vitit… mbase pak më herët nëse gjithçka shkon mirë” dhe pritshmëritë janë për në vjeshtë, shtoi Soriot në një intervistë.

Rezultatet e hershme të vaksinës kanë qenë efektive, pasi është e sigurt dhe ka shkaktuar një përgjigje imune ndaj virusit.

Grupi amerikan i farmaceutikës Johnson & Johnson gjithashtu është zotuar të japë një vaksinë me çmime “jofitimprurëse”.

Po ashtu rivalët Pfizer, Merck dhe Moderna konfirmuan të martën para ligjvënësve amerikanë që ata nuk do të shesin vaksinat me kosto.

Soriot tha se vaksina kishte kryer mirë provat në fazën 1 dhe 2 duke sugjeruar se ajo ofronte një efekt të mira pa efekte anësore serioze.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re