Ka nisur diten e sotme procesi i Vettingut ne radhet e Policise se Shtetit. Lajmin e ka bere te ditur zevendes ministri i Brendshem, Julian Hodaj. Hodaj me ane te nje shenimi ne twitter ben me dije se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zhvillon sot seancën e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Me tej, Hodaj thekson se nga ky proces nuk do të penalizohet askush që nuk e meriton të penalizohet, përkundrazi ky është një proces vlerësimi për të gjithë ata punonjës që i përkushtohen çdo ditë misionit të tyre fisnik. Për institucione të forta me profesionistë me integritet!

Reagimi i plote:

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zhvillon sot seancën e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Nuk do të penalizohet askush që nuk e meriton të penalizohet, përkundrazi ky është një proces vlerësimi për të gjithë ata punonjës që i përkushtohen çdo ditë misionit të tyre fisnik. Për institucione të forta me profesionistë me integritet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re