Ditën e sotme në të gjitha qytetet e vendit ku ka universitete, ka nisur fillimi i vitit të ri akademik 2019-2020.

Sipas raportimeve për Fax News, në çdo universitet ka rënie të numrit të studentëve, ndërkohë që disa degë janë mbyllur pasi nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar.
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur 11 degë.

Ndërkohë që janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira. Kështu në Elbasan janë mbyllur degët: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi.

Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin kryetarja e Qarkut Lindita Rova, kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe prefekti i qarkut Astrit Alia.

Prefekti Aliaj deklaroi se ky vit akademik, ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve në këtë Universitet.

Rektori Bektash Mema pohon së në total janë 500 studentë të regjistruar ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet dy vjeçare për shkak të mesatares.

Ndërkohë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ceremonia hapëse u mbajt në godinën e re të Fakultetit Ekonomik e cila vitin e kaluar u bë “mollë” sherri mes grupimeve të studentëve të protestues dhe rektoratit.

Rektori Adem Bekteshi gjatë fjalës së tij deklaroi se: “Ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore, vitin e shkuar të cilat kishin qëllim të përmirësonin nivelin e arsimit të lartë. Sivjet kemi përmirësuar kushtet, studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkohore që ne i duam për secilin student.”

Po ashtu Bekteshi deklaroi se 950 studentë të rinj u regjistruan në dy raundet e para të regjistrimeve.

Ndërkohë që shtoi se në degën e fizikës ka 0 regjistrime dhe është e vetmja degë që rrezikon të mbyllet. Po ashtu Bekteshi shtoi se ka ulje të tendencës së studentëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re