Skip to content

Nis zbatimi i regjimit 41 Bis, ministria e Drejtësisë firmos izolimin e “bosëve” të krimit që janë në burgje

Ministria e Drejtësisë ka firmosur sot izolimin e krerëve të bandave kriminale që ndodhen në burgje.

Nga sot pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi, sistemi i rreptë i sigurisë në burgje, i njohur si “41 bis”.

Regjimi ka më shumë se dy vite që është gati pas kalimit të ligjit në Kuvend, por nuk u zbatua.

Në muajin mars, SPAK, (Prokuroria e Posaçme), i kërkoi ministres Etilda Gjonaj të vepronte për të zbatuar 41 bis.

Pritet që sot ministrja Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.