Megjithëse është një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin malor veçanërisht në stinën e dimrit, Thethi është i vështirë për t’u arritur.
 
Bora e rënë këtë fillim dhjetori, bllokoi për disa ditë aksin rrugor që lidh këtë fshat turistik me qytetin e Shkodrës.
 
Autoriteti rrugor nisi ndërhyrjen për zhbllokimin e segmentit Qafe Thore – Theth. Aty do të stacionohen edhe mjete borëpastruese që do të mbajnë të hapur këtë aks gjatë gjithë dimrit.
 
Autoritetet sigurojnë se në fundjavë rruga drejt Thethit do të jetë krejtësisht e kalueshme. Ndërkohë ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e plotë të energjisë elektrike, e cila ishte ndërprerë në zonën e Dukagjinit, si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta të pak ditëve më parë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re