Pelegrinazhi në malin e Tomorrit,DVP Berat plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për mbarëvajtjen e këtij eventi,që fillon nesër dhe përfundon në 24 Gusht.Flet Zv/Drejtori i DVP Berat,Luan Mema.
Nis ditën e nesërme dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit.Për të shmangur pikërisht problemet në lidhje me këtë organizim të madh dhe për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë,DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar,në bazë të një plani të detajuar masash,janë angazhuar plotësisht me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike,parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore,lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike,gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Ka qënë Zëvendës Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,Drejtues Luan Mema,ai që në një komunikim për mediat ka bërë me dije se,policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit.Mema ka deklaruar se,ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore,garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike,para,gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit,pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 Gusht 2023.Në zbatim të këtij plani masash-ka thënë Mema-janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.Ai ka shpjeguar edhe intenerarin e lêvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.
INTENERARI.
-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit–Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.
-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut-Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit” dhe “Teqeja e Kulmakut–Novaj-Bogovë-Poliçan-Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit”.
-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës,këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë–Gjerbës–Teqeja e Kulmakut” dhe anasjellas.
KUFIZIMET:
-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, ”Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”,nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë,nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.
-Autobusët,furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz –Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.
-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”,qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë,dhe nuk do të lejohen parakalimet.Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë,për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve.
