BERAT

Rreth 1 000 protestues nga opozita e Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së madhe të opozitës, që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 18:30.

Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjete private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit.

Kryetari i degës së PD-së Berat Gazmend Azizi ka deklaruar se u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 600 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur në protestën e madhe të opozitës së bashkuar.

Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 15:00 të ditës së sotme 3 autobusë dhe rreth 100 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues.

(d.xh/ Balkanweb)