Skip to content

Niset batalioni shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar nisjen e kontigjentit të VI shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.

 

Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet gjithashtu krenare për djemtë dhe vajzat e FA që janë nisur në mision.

 

“Krenari për djemtë e vajzat tanë në misione! Sot përcollëm kontingjentin e VI shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni. Faleminderit për shërbimin!”