Kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Lulzim Bashës në krye të PD.

Në një intervistë për Vizion Plus, Nishani u shpreh se Basha prej tetë vitesh po mban peng partinë.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe tezën se PD po komandohet nga Berisha, ku akuzoi Bashën se nuk është as burrë as lider që të mbajë një qëndrim real mbi këto teza.

Lulzim Basha po e mban peng PD. Kandidatët  e tjerë janë vënë në fokus vetëm para pak ditësh dhe ata nuk janë provuar në karrigen e kryetarit të PD.

Çështja e imponimit apo hijes së Berishës është një çështje e diskutuar prej Lulzim Bashës prej tetë vitesh.

Lulzim Basha prej tetë vitesh as nuk e pranon as nuk e mohon këtë tezë. Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën politike në bazë të hileve.

Nëse ai do ishte lider ose burrë do dilte të mbante një qëndrim dhe do thoshte që nuk më lë Sali Berisha të ushtroj funksionin tim ose të thoshte që nuk janë të vërteta sepse në këtë apo atë vendim janë të miat dhe nuk keni pse ja vendosni në kurriz Berishës”, tha Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re