Bujar Nishani ka zbuluar prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Ndonëse Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi deklaruar se këto dy organe votuan në unanimitet për datën e zgjedhjeve, për Nishani ka qenë e kundërta.

Ai tha në një intervistë për Vizion Plus se gjatë diskutimeve në Kryesi ka pasur abstenime siç ishte Tomor Alizoti, por edhe shyumë kundërshti nga Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj.

Sipas tij, Basha është thjesht një gënjeshtar.

13 qershori është garë pa garë. Ne kemi strategjinë tonë për PD. PD e nis pas 13 qershorit. Këtë herë ai nuk ka nevojë për Sali Berishën sepse e ka elimiuar garën.

Ndryshe nga 2013, Berisha nuk mbështet asnjë kandidat. Ai është i mërzitur me Bashën dhe staniacionin ku është PD.

Për fat të keq Lulzim Basha është një gënjeshtar, që e ndërton gjithë jetën tënde mbi bazën e gënjështrën e tjetrit dhe kur nuk ka kë gënjen më gënjen vetveten.

Basha tha se Këshilli Kombëtar ka votuar me unanimitet. Ashtu tha edhe për mbledhjen e Kryesisë kur u votuar përbërja e komisionit zgjedhor.

Alizoti ka abstenuar. Ka pasur zëra si Alibeaj dhe Bylykbashi që kanë thënë se kjo nuk është normale. Ky votim për këshillin zgjedhor nuk ka qenë unanim”, tha Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re