Ish presidenti Bujar Nishani ka bërë me dije se do i bashkohet “Foltores” s ëish kryeministrit Sali Berisha në Devoll.

 

Nishani thekson se Basha harroi se shqiptarët të japin mbështetje, të besojnë një herë dhe dy herë, të presin e të përcjellin, por kurrë nuk i shesin interesat.

 

Ai bën thirrje për ringritje të PD, për të nisur betejën e madhe me regjimin.

 

“Të dashur miq, sot pasdite në 17:00 do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Devollit në Lëvizjen historike të ringritjes së Partisë Demokratike. Foltorja e Z. Berisha sot mes devollinjëve, këtyre njerëzve të mirë, punëtorë e mbi të gjitha të mënçur e të lirë. L. Basha harroi se vërtetë shqiptarët të japin mbështetje, të besojnë një herë dhe dy herë, të presin e të përcjellin, por kurrë nuk i shesin interesat, moralin dhe dinjitetin e tyre për një peng të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Të ringremë PD, për të nisur betejën e madhe me rregjimin”, shkruan Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re