Fshati Thorpeness në Mbretërinë e Bashkuar është shtëpia e House in the Clouds, një shtëpi e çuditshme por e bukur që feston sot 100-vjetorin e lindjes.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1923 për të qenë kullë uji për këtë fshat. Mirëpo, vendasit nuk donin t’ia prishnin estetikën këtij fshati të bukur, ndaj u ndërtua një shtëpi me çati në majë.

Fatkeqësisht, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u shkatërrua pjesërisht. Pas rinovimeve, kapaciteti i kësaj kulle uji ka rënë në 30 mijë litra, nga 50 mijë që ishte origjinale.

Pas përfshirjes së fshatit në rrjetin e instalimeve të ujit në vitin 1977, qëllimi fillestar i këtij objekti u zhduk. Megjithatë, banorët e këtij qyteti të vogël në Angli e kanë një shtëpi për zemër.

Shumë shpejt ata morën garanci se shtëpia nuk do të humbiste pamjen e saj. Sot është një destinacion popullor për turistët, ku mund të marrin me qira një dhomë.

Gjithsej janë pesë dhoma gjumi.

Përveç këtyre dhomave, ka edhe një dhomë lojrash, një dhomë pritjeje, një dhomë ngrënie, një kuzhinë dhe një platformë shikimi. Është aq popullor sa është e pamundur të gjesh një vend këtu për muajt e ardhshëm.

Është ky një shembull që tregon se meraku për të bukurën dhe estetiken në hapësirën publike, është shenjë qytetërimi. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re