Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në Lezhë në kuadër të takimit të tij me kryesinë e PD-së në Lezhë.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha tha se PD po nis tashmë fushatën e fitores, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj të vitit që vjen.

Teksa kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, kryedemokrati tha se është fatkeqësi kombëtare fakti që nga Shqipëria në një afat të shkurtër kohor janë larguar pothuajse 45% e popullsisë.

Sali Berisha: Do vij t’ju takoj kudo në qytete dhe fshatra. Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj. Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite mandatet e qytetarëve. Nuk them se janë të njëjta, por diktaturat kanë ngjashmëri. Ka larguar për hapësirën e  Shengeni 1 mln e 99 mijë shqiptarë gjerë në vitin 2024, dy muaj më parë ,statistika e Eurostat. Të humbasësh 45% të kombit në afat të shkurtër, kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ky ka zhytyr në varfëri lemeritëse këta që jetojnë këtu. Në një varfëri në rritje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re