Skip to content

“Nisim qëndresën nga Parlamenti”- Berisha paralajmëron: Duhet të hidhemi në veprim! Kjo është etapa e dytë e një rëndësie jetike

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot se do të nisin një qëndresë nga Parlamenti. Në fjalën e tij para strukturave të Partisë Demokratike në Tiranë, Berisha u shpreh se 43 deputetë të opozitës këtë të enjte nisin qëndresën nga parlamenti për të mos e ndalur më!

Duhet të hidhemi në veprim – tha Berisha- dhe do bëjmë gjithçka për të mobilizuar çdo potencial opozitar kundër kësaj pseudomazhorance.

Sipas tij ky aksioni opozitar qe nis te enjten  është “kapitulli i dytë, etapa e dytë e një rëndësie jetike”.

“Në këtë betejë ne do të bëjmë gjithçka për të mobilizuar cdo potencial opozitar kundër kësaj pseudomazhorance.

Duhet të hidhemi në veprim. Ka qytetarë, anëtarë tanë, ka mbështetës të cilët janë të mërzitur dhe do të jenë skeptike ndaj këtij qëndrimi tonë, por ju garantoj se asgjë më shumë nuk do ti bindë ata sesa veprimi ynë. Ata e urrejnë Edi Ramën, por do të shohin udhëheqjen, duhet të shohin shpresën e shpëtimit prej tij,

Ndaj pa diskutim dega e Tiranës në këtë përpjekje ka peshën më të madhe.

Ne do punojmë për një bashkim sa më të gjerë të opozitës, për një front sa më të gjerë opozitar. Mendoj se cdo njeri, cdo analist, gazetar dhe qytetar sot pret nga ne të ndërpresim këtë rreth të tmerrshëm vicioz , ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Nuk mund të ecim kështu. Pas kësaj mbledhje unë kërkoj nga ju që të mblidhni strukturat dhe të paraqisni gjendjen dramatike të demokracisë shqiptare. Askush përveç ne nuk mund të sjellë dhe shpresën.

Nëse ne do ishim në këmbë të gjithë absolutisht shpesa do ishte në këmbë bashkë me ne. Sa më shumë të qëndronim ne kundër Ramës aq  më e madhe do të ishte shpresa e shqiptarëve ndaj nesh. Tani është kapitulli i dytë, etapa e dytë e një rëndësie jetike”, tha ish kryeministri.

“”