Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë ku po inspekton punën për rindertimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama, bashkë me ministrin Ahmetaj dhe një grup inxhinierësh po inspektojnë zonën ku pritet të risin ndërtimet.

Rama tha se duhet bërë çmos që shtëpitë individuale të ndërtohen deri në Vit të Ri.

“Nisim rindërtimin! Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shkruan Rama në Facebook.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🟢 THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN *të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t'i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t'u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 8 avril 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re