Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka hyrë në stinën e protestave. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tregoi skenarët e aksionit opozitar, duke folur edhe për tubime spontane.

Berisha gjithashtu paralajmëroi Edi Ramën se “ i kanë përfunduar letrat dhe do të marrë atë që meriton”.

Për ish-kryeministrin Berisha protesta që do të zhvillohet të hënën, kur diskutohet edhe mandati i tij është protestë për Shqiptarët dhe jo për hallin e tij personal.

“Narkodikatori kërkon të marrë edhe pushtetet që nuk i kontrollon akoma. Kështu që protestat kanë qenë program i padiskutueshëm, alfa dhe omga e fjalës time janë mosbindja civile dhe protestat.

Më e rëndë eshte amendamenti që u miratua ditën e djeshme. Kjo do të thotë asgjësim i mandatit të deputetit. Çfarë i thotë Edi Ramës atë bën, por Edi Ramës po i përfundojnë letrat dhe do marrë atë që meriton.

Do ketë një zinxhir protestash, tani ne fillojmë stinën e protestave. Një projekt ka ekzistuar, po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më madhore”, tha Berisha.

I pyetur për pjesëmarrjen e Gazment Bardhit në protestë, Berisha tha: “Unë besoj se çdo njeri që kundërshton Ramën është me këto protesta”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re