Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

39 piktorë, 19 prej të cilëve të huaj janë bërë pjesë e Kolonisë “Ditët e Mios”.

 

Artistët realizojnë punimet e tyre në këtë stinë vjeshte, në pjesën më të madhe të vendeve ku ka pikturuar dikur piktori i njohur korçar, Vangjush Mio. Por shumë prej tyre, zgjedhin të mos i qëndrojnë besnik peizazhit tradicional.

 

 

MIRADIJE RAMIQI – PIKTORE

 Une mendoj se me se shumti, po i mbetemi besnike natyres. Eshte ajo qe po na nxit. Me i mbet besnik eshte e pamundur pasi Vangjush Mio nuk perseritet.

 

RIKARDA NOVA – PIKTORE

Ështe nje eksperience shume e bukur. Ke eksperienca te ndryshme pasi punon me te huaj. Sepse arti shprehjes eshte i ndryshëm.

 

DONA GJUKA – PIKTORE

Ne krijmtarine time nuk dallohem per peisazhe. Dallohem per portrete. Kesaj here dhe une kam pikturuar peisazhe qe i kam konceputar ne individualitetin tim.

 

Por nga ana tjetër, diku në zonën e Vithkuqit, ndonëse nuk është pjesë e kolonisë, gjendet piktori Pashk Përvathi. Shumëllojshmëria e ngjyrave në zonën e juglindjes, vijon ta tërheq artistin lezhjan.

 

Ai thotë se edhe pse nuk është ftuar për të qenë pjesë e kolonisë mbetet një adhurues i piktorit Vangjush  Mio.

 

PASHK PËRVATHI – PIKTOR

Vangjush Mio respektohet duke marre kaseten ne krah, telajon e duke eksploruar. Nuk respektohet Vangjush Mio duke pikturuar ne dhome me fotografi. Nuk vij ne koloni prej vitit 2012. Nuk me kane ftuar. Se do kisha ardhur. Por une ftesen e kam te hapur se ma ben territori i Korces, ma ben ky peisazh i bukur. Ngarkoj makinen time me telajo me ngjyra dhe bashkeshorten time dhe vijme qe nga 2012, me pelqen ky vend. Ketu gjej motive për tu shprehur.

 

Edhe këtë vit të gjithë piktorët pjesëmarrës në “Ditët e Mios” do të realizojnë dy punime, njëri prej të cilëve i dhurohet galerisë së arteve figurative “Guri Madhi” në Korçë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë