Nga data 15 Korriku pritet qe të nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut”. Lajmin e mirë që i jep fund pritjes, e dha vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar premtim të mbajtur dhe jo premtim fushate.

2 Linjat e para do të jenë drejt Turqisë dhe Zvicrës, ndërkohë që ka publikuar edhe çmimet e biletave drejt këtyre dy destinacioneve.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit

1€ + taksat domethënë:Kukës – Zyrih 12 EUR,Zyrih – Kukës 28.66 EUR,Kukës – Stamboll 12 EUR,Stamboll – Kukës 23 EUR” mbyllet postimi i Edi Ramës.






Previous articleMonedhat ‘ngjisin’ tek krahu?! Mjeku i njohur sqaron ‘teorinë’ e magnetit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re