Skip to content

Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit drejt Stambollit, Rama: Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, në lidhje me nisjen e fluturimeve nga aeroporti i Kukësit drejt Stambollit dhe Zyrihut ditën e sotme.

Rama shprehet se tashmë Air Albania hap krahët edhe në Flatrat e Veriut, duke u ofruar qytetarëve cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike.

Postimi i plotë: Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”

Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit

Ndërkohë 120 pasagjerë mbërritën sot nga Zyrihu në Kukës.

Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Suksese

/faxweb