Skip to content

Nisin fluturimet nga Rinasi/ Ja tre destinacionet e konfirmuara për nesër

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për nesër, 20.06.2020 janë:⠀⠀

Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim⠀
Air Albania – Tiranë – Rome dhe kthim (Riatdhesim)⠀
Air Albania – Tiranë – Frankfurt dhe kthim (Riatdhesim)⠀
⠀⠀
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, thuhet në njoftimin e TIA.

/faxweb