Kanë nisur homazhet në nder të majorit Klodian Tanushi, që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni.

 

Homazhet po zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtarë në Tiranë, ku një numër I madh ushtarakësh, familjarësh dhe personalitetesh politike po I japin lamtumirën majorit.

 

Ceremonia e varrimit do të kryhet në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa të gjithë flamujtë e institucioneve janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të majorti Klodian Tanushi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re