Trupi i ish-presidentit amerikan Xhorxh H.W. Bush, u ekspozua të hënën në ambientet e Kongresit, në mënyrë që amerikanët të mund ta nderojnë presidentin e tyre të 41, i cili u nda nga kjo botë dy ditë më parë në moshën 95-vjeçare.

Ndërtesa e Kongresit do të jetë e hapur për zyrtarët e lartë dhe publikun deri të mërkurën në mëngjes, dhe të gjithë vizitorët do të lejohet të kalojë pranë arkivolit të Xhorxh Bush-Plakut, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Teksas.

Për Bush, i cili ka shërbyer vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, nga 1989 në 1993, të mërkurën do të organizohet një funeral shtetëror në Katedralen Kombëtare në Uashington, pas së cilës do të varroset të enjten në bibliotekën e tij presidenciale në Teksas.

Presidenti aktual, Donald Trump, do të marrë pjesë në funeralin e paraardhësit të tij. Ai ishte ndër të parët që vuri kurorë, duke u ndalur para arkivolit së bashku me gruan e tij, Melanie.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, u mburr me ish-presidentin për shërbimin e tij ndaj vendit, përfshirë pjesëmarrjen në Luftën e Dytë Botërore, aty ku dhe u afirmua si ushtarak.

“Si një njeri i ri, ai tregoi guxim në situatat më të vështira. Dhe pastaj pjesa tjetër e jetës së tij ishte e njëjtë si një figurë publike, dedikuar për të gjithë ne”, tha Mattis në Pentagon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re