Richard Grenell, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar në Twitter se është i lumtur tek sheh evropianët të avancojnë përpara agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Grenell i është referuar lajmit se euro-deputetët i janë drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel, se duhet sa më parë t’i liberalizohen Kosovës vizat, sepse tashmë veç i ka plotësuar kushtet.

Sipas Grenell, është aksioni amerikan për të normalizuar raportet ekonomike në mes të Kosovës e Serbisë që i ka nxitur edhe evropianët më pas të ndërmarrin veprime.

“Më në fund. Ky është një lajm i mirëseardhur edhe nëse është vetëm për disa industri biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, shkruan Grenell në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re