Në rajonet e pastruara nga terrorizmi me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë fillojnë përgatitjet për festën e Kurban Bajramit.

Në tregjet e kurbaneve të ngritura në Bab, Jarabulus, Al-Rai, Azez dhe Afrin, të cilat Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) i kanë pastruar nga organizatat terroriste DEASH dhe YPG/PKK vazhdojnë përgatitjet për Kurban Bajram.

Teksa njerëzit që jetojnë në rajonet e pastruara nga terrorizmi me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” dynden në tregje për shkak të blerjeve me rastin e festës, çmimet e kurbanit janë rritur në krahasim me një vit më parë.

Mungesa e produkteve shtazore si bari dhe kashtë në vitin e thatë, kriza e grurit me luftën Rusi-Ukrainë dhe rritja e kursit të këmbimit të dollarit reflektoi edhe në tregjet e kafshëve.

Thuhet se çmimi i kafshëve të vogla për kurban ishte afërsisht 370 mijë lira siriane sipas normës së vitit të kaluar ndërsa këtë vit çmimet janë dyfishuar.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re