Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me drejtuesin e “Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi, ndërsa ka lajmëruar se kanë nisur përgatitjet për paradën e shqiptarëve të Nju Jork.

Kjo paradë do të zhvillohet në Qershor të vitit 2024, ndërsa pritet që pjesë e saj të bëhen shumë grupe folklorike.

Përmes një mesazhi, Veliaj pyet qytetarët nëse ju pëlqeu parada që u mbajt më 28 Nëntor në Tiranë, ndërsa lajmëron përgatitjet për atë në Nju Jork, si deh thekson se kthimi do të jetë sërish në kryeqytetin shqiptar, 28 Nëntorin e ardhshëm.

“A ju pëlqeu Parada e Shqiptarëve këtë 28 Nëntor?  

Bashkë me Marko Kepi nisëm përgatitjen për Paradën e Nju Jorkut në Qershor 2024 ku do kemi shumë grupe folklorike e ansamble nga viset tona me “Rrënjët Shqiptare”.

Më pas rikthehemi sërish në viset tona për 28 Nëntor, 2024”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se për herë të parë në Tiranë u mbajt Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 200 ansamble popullore dhe mijëra shqiptarë nga treva të ndryshme.

47 kryetarë komunash arbëreshe ishin gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët erdhën për herë të parë për të festuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re