Situata në SHBA duket se po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa pas protestave kanë nisur dhe vjedhjet dhe plaçkitjet në biznese. Sipas gazetarit të Fax News Robert Papa, situata po përkeqësohet, dhe po përfitojnë nga kjo grupet anarkiste, të cilat kanë marrë në dorë protestën, ndërkohë që derimë tani policia po tregohet më e vetëpërmbajtur.

Në 25 qytete amerikane protestuesit janë duke sfiduar shtetrrethimin, ndërsa presidenti Trump po paralajmëron që të hyjë me ushtri për të neutralizuar qytetarët.

“Los Anxhelos..Sapo u vodh nje shitore kepucesh. Protestat degjenerojne ne vjedhje. Afrikano-Amerikanet sfidojne shtetrrethimet ne 25 qytete. Cfare ndodh pastaj? Nje urrejtje e akumuluar por grupe anarkistesh dhe te ekstremit te majte marrin peng protestat. Pronaret e shitoreve parkojne ngjitur bizneseve te tyre per te mbrojtur nga vjedhjet. Policet te vetpermbajtur. Presidenti ka paralajmeruar se do nxjerre ushtrine. Karantina ka ndikuar shume.

Padrejtesia denohet por vjedhjet, djegjet tregojne tjeter gje. Nuk eshte hera e pare..Varferia dhe gjendja e afrikano-amerikaneve mbetet problem edhe pse shteti harxhon trilione dollare me programe si wellfare. Por kur ka 3 ose 4 breza ne wellfare vritet deshira per te punuar dhe mbyllja ne ciklin e dhunues dhe kompleksit i te qenit viktime.

Shumica e Bardhe e kaloi Rubiconin kur ne Shtepine e Bardhe futen Obamen. Afrikano-amerikanet pretendojne per drejtesi te munguar. Kjo nuk zgjidhet per jave apo nje muaj.. Gjakrat do ftohen..dhe sponsorit e dhunuesve dhe vjedhesve do ndalin..Vit i mbrapshte. Biznesi i kercenuar nga Covidi..tash nen peshen e djegieve nga anarkiste qe perfitojne”, shkruan Papa në një postim në rrjetet sociale.
(E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re