Reshjet e bores kane zbardhur veriun e vendit. Situata duket problematike ne qarkun e Kukësit dhe atë te Dibrës. Sipas te dhënave nga Ministria e Mbrojtjes dhe shtabet e emergjencave, nuk ka ende akse e zona te bllokuara. Rruga e Kombit është e kalueshme me vështirësi, ndërsa kompanitë e mirëmbajtjes kane nisur hedhjen kripës per te shmangur ngricat e mëtejshme. Ministria e Mbrojtjes raporton se stafi dhe mjetet e nevojshme janë ne gatishmëri per te përballuar çdo përkeqësim te mëtejshëm te situatës. Ndërsa po koordinohen  masat edhe me strukturat e emergjencave vendore. Sipas parashikimit te sinoptikanave moti ne dy ditët e ardhshme parashikohet te përkeqësohet. Temperatura do te ulen, ndërsa reshjet e bores pritet te përfshijnë gjithë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re