Berati është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të premte. Informacionet e para të emergjencës në Prefekturën e Beratit mësohet se në rrethin e Skraparit një pjesë e fshatrave kanë aritur mbi 30 cm  trashesia e debores ndërsa akset Qafë Devri dhe Cepan kalohet vetëm me zinxhira per shkak te ngricave.

 

Ndërsa në njësin administrative Sinjë te Bashkise Berat dëbora sapo ka filluar trashësia e saj arrin deri në10 cm.

 

Probleme ka në aksin Paftal-Sinje të aksi ku ndodhen tunelet, ku jane marrë masa duke i hedhur krip rrugës shprehet administratori i njesise Sinje Fitim Rapaj.

 

Ndersa ne  qytetin e Beratit bora ka filluar rreshjet e lehta.

Nga burimet e emergjencës civile në Prefekturën e Qarkut mësohet  është mbledhur shtabi dhe janë në gadishmëri të plotë . Deri në këto momente nuk ka bllokime rrugësh .

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re