Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHIU njofton se në shumë qytete të vendit, sot ka rënë shi i dendur, mes tyre edhe në Tiranë.

Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri nesër pasdite. SHIU thotë se më shumë reshje kanë rënë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Situata pritet të përmirësohet nesër gjatë pjsësë së dytë.

Parashikimi nga SHMU:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re