Skip to content

Nisin sanksionet amerikane ndaj Turqisë, Trump së shpejti në rajon

p07qt31g

SHBA ka vendosur sanksione ndaj disa ministrive turke dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, në përgjigje të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë.

“Presidenti amerikan Donald Trump telefonoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm”, tha nënkryetari Mike Pence.

Pence tha se ai do të udhëtojë në rajon “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Vendimi vjen pas kritikave për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni, që disa thonë se i dha Turqisë një “dritë jeshile”.

Ofensiva turke, e cila filloi javën e kaluar, synon të largoj Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët nga rajoni kufitar.

Turqia e konsideron milicinë e SDF si një organizatë terroriste.

Forcat turke gjithashtu duan të vendosin atë që qeveria e përshkruan si një “zonë sigurie” për të kthyer në shtëpi afro dy milion refugjatë sirianë që aktualisht ndodhen në Turqi.