IKMT ka vijuar këtë të hënë aksionin për prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë. Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit. Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Një prej banorëve, së bashku me djalin e tij, ka hypur në tarracën e objektit që pritet të prishet, duke kërcënuar se nëse nuk do ndalonin shembjet, atëherë do të vetëflijoheshin.

Një prej banorëve: Kjo është partia dhe qeveria jonë. Kemi 13 fëmijë këtu që kemi investuar. Ne i kemi të gjitha dokumentat, i kemi marrë që në vitin 1992, është marrë me pronë shteti. Para zgjedhjeve, na thonin se do të na i legalizonin, tani vijnë e duan t’i shembin. Kati i parë është i legalizuar, katët e tjera janë në proces legalizimi. Tani këta vijnë e thonë do t’ua prishim shtëpinë brenda 5 minutash.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re