Skip to content

Nisin tensionet, policia hedh gazlotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

tensione1

Kanë nisur tensionet në protestën e gjashtë masive të studentëve kundër qeverisë.

Protestues të shumtë tashmë janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe gjenden përballë policisë.

Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës, por se sërish studentët nuk janë trembur dhe vazhdojnë të qëndrojnë përballë forcave të rendit.

Pjesëmarrja në protestë është e lartë.