Demokratët e Beratit janë nisur ditën e sotme drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila pritet të zhvillohet në orën 17:30. Mësohet se nga selia e PD në Berat, janë nisur rreth 25 automjetete të vogla.

Kreu i PD-së së Beratit, Gazmend Azizi, është shprehur se aplikimi në “e-Albania” nuk është pranuar. Azizi akuzoi policinë rrugore, se po pengon mjetet pa asnjë shkak.

“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita,në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”, ka thënë Azizi.

Ditën e sotme në orën 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën do të zhvillojnë protestën e radhës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re