Bullgaria ka refuzuar të miratojë kornizën negociuese të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar fillimin zyrtar të bisedimeve të saj të pranimit ne BE.

Ekaterina Zakharieva tha se Sofja nuk mund të mbështeste aktualisht fillimin e negociatave mes BE-së dhe Shkupit, për shkak të gjuhës dhe dallimeve historike midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.

“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare,” tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme. Vendet e BE-se ranë dakord në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me Bashkimin.

Fillimi zyrtar i këtyre negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit do të ndodhte në dhjetor. Zakharieva tha se Bullgaria kishte miratuar kornizën negociuese për Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re