Sezoni turistik ka nisur në Shkodër, por problemet nuk mungojnë as këtë vit. Për këtë, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, zhvilloi një takim me drejtues të institucioneve të ndryshme. Në çdo pikë kyçe e identifikuar si problematike në krijimin e trafikut do të ketë patrullë policie duke nisur nga data 1 korrik tha drejtori i policisë Shkodër, Hamdi Fjora, i cili shtoi se ka nisur ndarja e punës me orare 12 orë në turn në mënyrë që të ketë staf të mjaftueshëm.

Ndërkohë, kufiri këtë vit ka një bashkëpunim më të mirë me palen malazeze dhe synon që kalimet të bëhen të përshpejtuara në mënyrë që të evitohen radhët në kufi, por problem në plazh mbetet vendosja e bovave dhe lëvizja e motorrëve afër ujit.

Nisur nga problemet e theksuara, prefektja Angoni kërkoi që të marrin zgjidhje në mënyrë që të ketë një sezon turistik të sigurtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re