Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL thekson se ‘sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u  mundësuar fëmijëve  arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet’.

“Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që  ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësueseve në misionin e tyre fisnik.

Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre.

Sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u  mundësuar fëmijëve  arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re